Nga Shqipëria / E Enjte 27 Maj 2021, 21:09

‘Një rrugë e re do hapet për ty’, Marsela shkëlqen në prezantimin e ‘Këngës Magjike’

Mbrëmjen e sotme është nata e dytë gjysmëfinale e “Këngës Magjike”. Moderatori Ardit Gjebrea prezanton krah këngëtares Marsela Çibukaj, e cila i ka surprizuar të gjithë me aftësitë e saj në moderim.

Marsela po e shijon shumë këtë eksperiencë dhe ka mundësi që në të ardhmen ta shohim në prezantim. Pikërisht kështu i tha dhe Ardit Gjebrea.

Marsela Çibukaj: Pse gjërat e bukura zgjasin kaq pak në jetë?

Ardit Gjebrea: Mos e mendo këtë. Kemi natën e dytë përpara, pastaj vjen nata finale dhe ku i dihet më pas, një rrugë e re dhe e bukur fillon për ty dhe hapet për ty.

Marsela Çibukaj: Le të shpresojmë.