Nga Shqipëria / E Enjte 27 Maj 2021, 20:08

E la për Olën, Sindi thumbon publikisht Muratin

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Sindi Loci ishte mbrëmjen e sotme e ftuar emisionin “Jashtë loje” në “Top News”.

Gjatë intervistës me moderatoren Sidorela Gjoni, asaj iu kërkua nga një koment për çdo konkurrent të “Përputhen”. Sindi nuk e kurseu një thumb për Muratin, të cilin e konsideroi si një lojtar shumë të mirë.

Kujtojmë se Sindi ishte e deklaruar për Muratin në program, mirëpo e tërhoqi kur ky i fundit e la për Olën.