Nga Shqipëria / E Enjte 27 Maj 2021, 19:07

Antonela e përçau nga Ledjana: Mevlani tregon të gjithë historinë e ndarjes

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Mevlani pranoi ndarjen nga Ledjana. Ai tha se gjithçka ka ndodhur gjatë mbrëmjes te Fafa, ku të pranishëm kanë qenë të gjithë personazhet dhe stafi i “Përputhen”.

Mevlani zbuloi se shkaku i ndarjes tyre janë bërë fotot dhe videot me Antonelën, të cilat nuk janë pritur aspak mirë nga Ledjana.

“Sjellja e asaj nuk më ka pëlqyer aspak. Ka qenë ajo mbrëmja që kemi pasur te Fafa, që kemi qenë të gjithë, pas atyre story-ve që kemi bërë bashkë me Antonelën, kanë qenë dhe shumë personazhe të tjerë që kemi bërë video e foto. Ajo nuk ishte prezente, por prapë unë e rikujtova duke vendosur këngën e saj dhe duke e kënduar. Nuk është fundi i botës tani se Antonela vjen afër meje, këndon afër meje dhe kërcen afër meje. Nuk besoj se është një pengesë e madhe. Më ka bërë bllok në të gjitha anët, kështu që kjo nuk është xhelozi, por është inat. Ajo nuk më ka marrë as në celular para festës për të pyetur a do vish apo jo. Unë me Antonelën nuk jam hasmëri dhe nuk mund të sillem me arrogancë ndaj Antonelës dhe ti them largohu se të ka inat Ledjana”, u shpreh Mevlani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)