Nga Shqipëria / E Enjte 27 Maj 2021, 17:05

E fundit/ Asnjë humbje jete dhe ja sa raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Për të dytën ditë rradhazi, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Koronavirusi në vendin tonë.

Po gjatë këtyre 24 orëve janë kryer 3.137 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 20 qytetarë. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë, 2 raste në Fier, 1 rast në Shkodër, Devoll, Mirditë, Prrenjas, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,042 që nga fillimi i epidemisë.