Nga Shqipëria / E Enjte 27 Maj 2021, 16:04

E trishtë/ Koronavirusi i merr jetën këngëtarit të njohur

Këngëtari i njohur i grupit “Milli Vanilli”, John Davis ka humbur jetën nga Koronavirusi në moshën 66-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka kërkuar një duartrokitje të fundit në nder të të atit.

“Ai bëri shumë njerëz të lumtur me të qeshurën dhe buzëqeshjen e tij, shpirtin e tij të lumtur, dashurinë dhe veçanërisht përmes muzikës së tij”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Davis ka interpretuar “Girl You Know It’s True” të albumit të vitit 1989. “Mili Vanilli” lindi si një dyshe gjermano-franceze e zhanrit R&B, themeluar nga Frank Farian.