Nga Shqipëria / E Enjte 27 Maj 2021, 16:04

E tmerrshme/ 'Zhvishu se të kam qejf', 60-vjeçari abuzon me 11-vjeçaren, nëna tregon si e zbuluan

Një rrëfim tronditës vjen sot në "Historia ime" në TV Klan. Një nënë nga Elbasani, me tre vajza, të moshave  17, 15 dhe 12 vjeç ka rrëfyer historinë e vajzës më të vogël, e cila në kohën kur ndodhi ngjarja ishte 11 vjeç. Nëna tregoi se një ditë e mitura ndodhej në Elbasan tek të afërmit e të atit dhe kur do të kthehej në Tiranë, gjyshja e shoqëron në terminalin e autobusëve ndërqytetas në Elbasan, ku i kërkon një zotërie rreth të 60-ve, duke menduar se ishte fatorinoja i autobusit të kujdesej për të deri në momentin që do takonte të ëmën.

Në autobus vajza është ngacmuar nga ky njeri, por nuk ka mundur të reagojë nga frika. Pasi zbret nga autobusi, 60-vjeçari i thotë se do ta marrë me vete në shtëpinë e tij dhe vajza e trembur nga sjelljet e tij pranon. Në shtëpinë e 60-vjeçarit, ai e ka prekur, puthur dhe i ka kërkuar të zhvishet. Vajza në një moment ia ka mbathur dhe jashtë banesës i ka kërkuar ndihmë një vajze për të telefonuar të ëmën. Pasi është marrë nga e ëma dhe është kthyer në shtëpi, 11-vjeçarja ka treguar ngjarjen e tmerrshme. Nga kontrolli fizik, nëna ka parë se vajza nuk i kishte mbathjet dhe ka denoncuar rastin në polici. 

Pas denoncimit në polici, i cili ka ndodhur dy muaj më parë, 60-vjeçari është arrestuar pasi e mitura mbante mend adresën e banesës. Autoritetet nuk kanë kryer një kontroll mjeko-ligjor ndaj saj, nuk kanë kryer asnjë procedurë ekzaminimi apo foto.

"E gjetëm pa mbathje. E pyeti tezja “po mbathjet ku i ke?”, por prapë nuk tregonte, kishte frikë. Ka treguar që “më ka shtrirë për të më zhveshur, më thoshte zhvishu, por nuk e bëja dhe dridhesha, më kapte fort nga nofullat për të më puthur dhe më thoshtë të rrimë pak bashkë se të kam qejf, qenke shumë e bukur”. Këto tha dhe është bërë shumë e mbyllur, nuk shprehet", tregoi nëna.

Nëna nuk e di se çfarë ka ndodhur gjatë marrjes në pyetje, por që nga ajo ditë, e bija është mbyllur në vetvete, nuk pranon të flasë me askënd, as me motrat e mëdha apo shoqet, ka lënë shkollën, përjeton frikë nëse sheh meshkuj të moshës së mesme dhe qëndron vetëm gjatë gjithë kohës.

"Edhe për vajzat e tjera nuk është e lehtë sepse vajza e vogël ka qenë një tip që dilte, alegro, i shkathët, ndërsa tani është mbyllur më shumë në vetvete. Shoqet i shkruajnë, por nuk do të takojë askënd. Në shkollë thotë “kam qejf të shkoj, por nuk mundem”. Thjesht vetëm sheh dhe nuk flet fare. As tezja që i jep kurajë dhe i thotë “më ke mua këtu” nuk merr reagim. Fshihet pas derës, rri ulur, do të rrijë më shumë vetëm, mundohet të flasë, por nuk e bën", tha nëna.