Komiteti Teknik i ekpertëve këtë të enjte ka marrë vendime të reja mbi masat anti-covid. Në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme, Rakacolli deklaroi se nga 1 qershori nuk është e nevojshme me mbajtja e maskës në ambiente të hapura dhe ora policore të shtyhet deri në 23:00.
Nga data 1 qershor hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme por do të mbahet në ambjentet e mbyllura dhe në transportin publik.
Ora policore me 1 qershor do të kalojë në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Klubet e natës do të vijojnë të jenë të mbyllura. Nga 14 qershori grumbullimet nga 10 persona në 50 persona, nga 1 korriku do të shtyhet në orën 24. Do të lejohen kampionatet sportive me kapacitete të reduktuara, aktivitetet e teatrove dhe të shfaqjeve artistike.
