Nga Shqipëria / E Enjte 27 Maj 2021, 09:09

KQZ merr vendimin, kush e zëvendëson Tom Doshin në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendimin për zëvendësimin e Tom Doshit në Kuvend, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mandati i deputetit.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi njoftoi se ky mandat t’i kalojë kandidates e renditur e treta në listën shumë emërore, Jetmira Rraboshta.

Nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminlizimit ka rezultuar se kandidatja, Jetmira Rraboshta nuk ka asnjë dënim penal.

Burimi: abcnews