Mbrëmjen e sotme ishte nata e parë gjysmëfinale e “Këngës Magjike”. 8 këngëtarë të rinj u ngjitën në skenë, por vetëm 5 prej tyre arritën të merrnin votën e jurisë.
Ata janë Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki.
Xhuljo, Glejvis dhe Elio nuk mundën t’i bashkoheshin kategorisë Big, pasi nuk morën mjaftueshëm drita jeshile nga juria.
Kujtojmë se juria përbëhet nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
