Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Maj 2021, 22:10

‘Nuk e kanë pasur të lehtë’, Klea Huta flet për prindërit dhe përlotet në studio

Moderatorja bukuroshe Klea Huta ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”. Ajo u përlot teksa po fliste për familjen e saj.

Klea tha se ata nuk e kanë pasur të lehtë për të rritur tre vajza.

“Më fal se nuk po mundem dot të flas, sa të mbledh pak veten. Nëse ka një gjë të shtrenjtë në jetën time është familja. Unë e di shumë mirë që nuk e kanë pasur të lehtë, si çdo familje shqiptare për të rritur për më tepër 3 vajza, që ata duhen të jenë krenarë dhe janë krenarë për vajzat që kanë, me edukatën e gjithçka tjetër që na kanë dhënë. Ne jemi akoma më shumë krenare që kemi ata prindër. Unë uroj me shpirt që ata ta kenë jetën sa më të gjatë edhe uroj vetëm shëndet edhe jetë. Ju dua më shumë se jetën time”, u shpreh Klea.