Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Maj 2021, 21:09

Rishikimi i masave/ Brataj: Të heqim maskën jashtë, do ishte fatale nëse...

Shefi i Urgjencës Skënder Brataj ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në “Open”. Ai tha se është ende herët për t’i hequr të gjitha masat ndaj pandemisë. Brataj tha se Koronavirusi nuk ka ikur akoma, prandaj duhet bërë kujdes.

"Po mbaron është fjalë e madhe, është një fenomen botëror dhe në botë është ndryshe nga ne këtu por indikatorët i kemi për lirim masash. Me 7 spitale covid, e menaxhueshme situata, i kemi gjërat në gatishmëri për një verë të qetë. Situata është pozitive, do ketë lirim masash besoj, por jo që të do hiqen të gjitha se do ishte fatale. Unë do filloja me maskën jashtë që ta heqim, sidomos nga temperaturat. Për të hequr orën policore s’jam dakord ta hiqet, se e kemi parë c'ka ndodhur më parë", u shpreh ai.