Ky vit akademik do të mbyllet online, mirëpo nuk do të ketë ulje të tarifave të studimit, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të studentëve. Në një deklaratë për mediat, rektori Artan Hoxha është shprehur se familjet e studentëve kanë kursyer përgjatë kësaj periudhe.
"Në 70% të studentëve i kemi nga rrethet dhe më pak se 30% janë me banim me Tiranë kështu që me mësimin në distancë u kemi ulur kostot familjeve të tyre, ndërsa ne nuk kemi kursyer por i kemi shpenzuar paratë për mësimin në distancë", ka deklaruar ai.
Përsa i përket vitit të ardhshëm akademik, Hoxha ka bërë të ditur se pritet rikthimi në auditore.
Burimi: "Top Channel"
