Reperi, komiku dhe prezantuesi amerikan, Nick Cannon është në pritje për t'u bërë baba për herë të shtatë. Modelja Alyssa Scott është në pritje të ëmbël, 37 javëshe. Ky fëmijë është i katërti në 6 muaj, pas aktualisht Nick po pret dhe dy binjakë me Abby De La Rosa.

Për më tepër, jo më larg se në muajin Dhjetor ai u bë baba për herë të katërt me modelen Brittany Bell, me të cilën ka dhe një djalë. Modelja solli në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Powerful Queen.

Ndërkohë dy fëmijët e parë reperi i ka me këngëtaren Mariah Carey, dy binjakë. Pas ndarjes nga Mariah, Nick është shprehur se nuk do t'i përkasë më kurrë vetëm një gruaje, si dhe nuk do të martohet më.
Ai praktikon poliamorinë, kryerja e marrëdhënieve intime me disa partnere, ndërkohë që të gjitha janë në dijeni.
Burimi: "Daily Mail"

