Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Maj 2021, 16:04

Lei Kraja largohet nga ‘Supersport’, ja ku do ta shohim moderatoren

Moderatorja Lei Kraja është prej kohësh pjesë e “Supersport”, në rolin e prezantueses sportive. Mirëpo, kudo në media po përflitet se ajo ka vendosur të largohet nga kjo platformë.

“Revista Who” ka mësuar se Lein do e shohim në “Euronews”. Nuk dihet ende arsyeja pse moderatorja ka marrë këtë vendim dhe as puna që do të bëjë në ekranin e ri.

Lei nuk ka reaguar akoma në lidhje me lajmin në fjalë, por me siguri do t’i zbulojë së shpejti të gjitha detajet.