Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Maj 2021, 16:04

Një buxhet jo i vogël, Anxhela i paska mbuluar vetë shpenzimet në Eurovision

Olti Curri, tekstshkrues i këngës “Karma” të Anxhela Peristerit, ka zbuluar në "TempOra" se këngëtarja i ka mbuluar vetë të gjitha shpenzimet e performancës.

“Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Këtu Anxhela ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar Anxhela. Është një buxhet që nuk është i vogël. Sasha (artsitja që kuroi performancën skenike) u dashurua me performancën e Anxhelës”, tha Olti Curri në emisionin “TempOra”.

“Anxhela ka bërë prova non-stop dhe nuk pati një moment, ku të thotë ‘ndihem e lodhur’. I mbante mirë të gjithë, më thoshte mua, mos ma mërzit atë, mos ma mërzit këtë”, u shpreh Olti Curri.

Olti ka zbuluar gjithashtu se pas performancës në “Eurovision”, Anxhelës i ka ardhur ftesë për një koncert në Rusi.