Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Maj 2021, 14:02

Modelja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të dytë në ditën e shënuar

Modelja shqiptare, Andonia Dobi, e cila u bë shumë e njohur si Sofia e Çanit, është bërë sot nënë për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Andonia me një postim në Instagram ku shprehet shumë e lumtur dhe zbulon se vajzës i ka vendosur emrin Chiara.

"Mireserdhe ne jeten tone dashuri. Me ke bere mamin me te lumtur ne bote Chiara. 26 Maj", shkruan Andonia.

Por sot është një ditë e shënuar për modelen, pasi edhe vajza e parë e saj feston ditëlindjen.

"Gëzuar ditëlindjen vogëlushes sime që sot u bë motër e madhe. Të dua", shkruan Andonia.