Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Maj 2021, 13:01

'Bëj fitness pastaj dil e veshur kështu', Arbana i kthehet ndjekëses

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të ndjekura, por edhe më aktive në Instagram ku poston shpesh foto të saj, nga projektet e deri tek jeta private. 

Në foton e fundit Arbana duket plot sharm e veshur me një kostum rozë, duke pozuar pranë disa tulipanëve dhe ka marrë komplimenta të shumta. Por ka pasur edhe nga ato komente negative, si kjo vajzë që i shkruan Arbanës të bëjë fitness.

“Bëj edhe pak fitness, pastaj dil ashtu e veshur se të ka dal celuliti”, i shkruan ndjekësja. Nuk ka munguar përgjigja e moderatores, e cila ia ka kthyer: "Kur vjen një koment i tillë nga një vajzë merr vlerë krejt tjetër".