Jasmina dhe Andi janë ndarë, por ish-konkurrentja vazhdon të bëjë skena xhelozie në publik. Në festën e “Për’puthen”, në një moment u vendos kënga e Diona Fonës, “Sheqer”, ku Andi ishte protagonist në videoklip.

Teksa të gjithë po kërcenin, Jasmina shkoi pranë DJ-t dhe e fiku muzikën, duke i lënë të gjithë të habitur.

Kujtojmë se pak ditë më parë Jasmina e akuzoi Andin se ka diçka më shumë se shoqëri me Dionën.

