Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Maj 2021, 09:09

'Thuaj 'jam k*rvë', bjeri qenit!', mjekët e Fierit rrahin barbarisht qytetarin, reagon MSH

Katër mjekë të spitalit të Fierit kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetarit Ardit Klima, i cili disa ditë më parë është arrestuar për dhunë ndaj bluzave të bardha, por nga një audio-përgjim i publikuar e vërteta qëndron ndryshe. Në një material të siguruar nga emisioni “Stop”, dëgjohet sesi mjeku neurolog bashkë me disa kolegë të tij e kanë fyer e rrahur barbarisht Arditin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë duke dënuar dhunën dhe kërkon që hetimet të zbardhin të plotë ngjarjen.

Reagimi i MSH:
MSHMS dënon ashpër dhunën: Hetim të plotë për ngjarjen në spitalin e Fierit. Nisur nga denoncimi i ngjarjes se rëndë në emisionin Stop në TV Klan, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër çdo formë dhune dhe e konsideron njësoj të papranueshëm çdo akt të tillë, ndaj bluzave të bardha dhe ndaj çdo qytetari. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë një grup pune për të kryer një hetim administrativ mbi ngjarjen dhe njëherësh nxit organet kompetente të kryejnë zbardhjen sa më të shpejtë të saj.”

Kujtojmë se më herët policia e Fierit vuri në pranga të riun, Ardian Klima pasi akuzohej se ka ushtruar dhunë ndaj një mjeku në spitalin e Fierit. Por mesa duket ngjarja është ndryshe pasi gjatë disa përgjimeve të publikuara në emisionin Stop, thuhet se është i riu ai që dhunohet.

“Stop” ka siguruar audio regjistrimin e dhunës barbare, që 4 mjekë të spitalit të Fierit kanë ushtruar ndaj qytetarit Ardit Klima.Në material dëgjohet, sesi mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij, mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi, dhe një tjetër i quajtur Luli, e kanë rrahur dhe fyer në mënyrë cnjerëzore Arditin.Mjekët mohojnë ta kenë prekur me dorë, por fotot e Arditit dhe audio regjistrimi tregojnë të kundërtën.Drejtoria e policisë Fier në një deklaratë për mediat bëri me dije një ditë pas ngjarjes, se u vu në pranga 32 vjecari, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj mjekut neurolog Enver Halili, gjatë ushtrimit të detyrës. Tashmë cështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila po heton 32 vjecarin për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”.