Fama e këngës “Hajde Luj Qyqek” ka arritur deri në Serbi. Këngëtarja Tea Tairovic ka publikuar një projekt pak ditë më parë, por po akuzohet se ka kopjuar "Qyqek"-un e famshëm.
Muzika është e njëjtë me këngën shqiptare, por nuk dihet nëse këngëtarja serbe ka blerë të drejtat e kësaj kënge.
Asnjë prej emrave të kompozitorëve apo tekstshkruesve shqiptarë nuk është përmendur në kanalin e saj në Youtube.
