Nga Shqipëria / E Martë 25 Maj 2021, 22:10

Arbenita zbulon për herë të parë portretin ëngjëllor të së bijës

Fero dhe Arbenita u bënë prindër për herë të parë muajin e kaluar. Modelja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina.

Çifti ka publikuar shpesh foto me vogëlushen, por duke ia mbuluar portretin. 

Megjithatë sot, Arbenita vendosi ta thyjë këtë rregull dhe sapo publikoi foton e parë të Ninës duke treguar portretin e saj ëngjëllor.

"Nina", shkroi modelja krah fotos ku shfaqet vogëlushja e saj dhe Feros duke fjetur.