Nga Shqipëria / E Martë 25 Maj 2021, 21:09

Argjira me këtë koment i tha të gjitha për lidhjen me Gracianon

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca janë çifti më i ri i showbizit. Lidhja e tyre u zbulua kur Graciano deklaroi në "Why not" se është në një lidhje dashurie ndërsa gazeta “Panorama”, zbuloi se vajza që i ka rrëmbyer zemrën balerinit është Argjira.

Pak ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell”, dyshja pranuan se janë bashkë dhe thanë se kolegët e tyre në “E diell” e kanë ditur prej kohësh këtë gjë.

Së fundmi Argjira ka publikuar komentin e një fanseje e cila i shkruan: "Lum Graciano që t’ka ty o rrushi i Kosovës”. Moderatorja ia kthen se ky koment do të thotë gjithçka për marrëdhënien e tyre.

“Prej të gjithë atyre komenteve dhe mesazheve që kam marrë për Gracianon sot, ky komenti thotë gjithçka”, është shprehur Argjira.