Pak ditë më parë, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi debutoi në muzikë me këngën e saj të parë “Deal”. Kënga ka arritur mbi 900 mijë shikime në “Youtube”, por Ana është kritikuar shumë.
E ftuar sot në “Për’puthen”, Ana tregoi se ka ndodhur një gabim pasi është publikuar versioni 'demo' i këngës dhe jo varianti përfundimtar.
“Kisha qejf, nuk jam këngëtare dhe nuk pretendoj që njerëzit të thonë sa bukur këndon. Është një problem që ka ndodhur nga ana e kompanisë ku unë punoj, është hedhur ‘demo’ dhe jo variant përfundimtar”, tha Ana.

Pyetjes së moderatores, Bora Zemani se përse nuk e fshiu këngën, pasi kuptoi gabimin, i përgjigjet: “Nuk kishte më kuptim, njerëzit e kishin dëgjuar, por do të rihidhet sërish”.

