Nga Shqipëria / E Martë 25 Maj 2021, 20:08

'Më i bukuri i shkollës', shihni si dukej vokalisti i Maneskin para se të bëhej i famshëm

Damiano David vokalisti i grupit italian Maneskin që fitoi Eurovizionin, ra shumë në sy për pamjen e tij me tatuazhe, thonjtë e zinj, sytë e lyer dhe u komentua shumë pas akuzave se kishte përdorur drogë. Këngëtari 22-vjeçar ishte i gatshëm t’i nënshtrohej testit të drogës dhe doli i pastër.

Por kush është Damiano David? Damiano ka lindur në 8 janar 1999 në Romë, ditë në të cilën ka lindur edhe David Bowie dhe Elvis Presley.

Mediat e huaja tregojnë se në shkollë ai ka qenë një djalë i matur dhe serioz. Siç shihet nga fotot, Damiano nuk ka patur pamjen që ka sot e madje konsiderohej si "Më i bukuri i shkollës".

Damiano bëri debutimin e tij në muzikë kur ai ishte vetëm 18 vjeç në "X Factor", ku arriti të merrte vendin e dytë.

Sa i përket orientimit të tij seksual për një kohë të gjatë qarkullonin fjalë se këngëtari italian ishte homoseksual. Por përmes rrjeteve sociale ai zbuloi se ka qenë në një lidhje me Giorgia Solari për katër vjet dhe tashmë janë të fejuar.