Florinda Sulillari, vajza që doli nudo për të protestuar për rastet e përdhunimit në vendin tonë ka marrë vëmendje të madhe për veprimin e saj. Në një lidhje live për “Shqipëria Live”, është shprehur se ka pasur shumë mesazhe pozitive dhe tregon se në një moment kishte frikë dhe u dyzua nëse duhej të dilte ashtu, por ndryshoi mendim pasi dëgjoi këngën “Ma thuaj ti” të Rozana Radit.

"Një moment pata një dyzim 10 minuta nëse duhej ta bëja apo jo. Pastaj më doli një video e Rozana Radit që është një tekst kënge, që flet për një bashkëshort abuzues në prani të fëmijës. Edhe aty u godita, i thashë vetes, të të vijë turp Florinda ti nuk je rritur në këtë formë dhe ti nuk thyesh dhe nuk të interesojnë fjalët e njerëzve, nuk trembesh dhe nga ai moment nuk pata më dyzim tjetër.
Kam shumë gjëra për të bërë, do kenë apo jo ndikim tek të tjerët, mbetet për tu parë. Njerëzit kanë nevojë të edukohen, të mësojnë gjëra të reja nga televizioni. Nuk mund të bëhem pjesë e rrëmujës, nuk më duket diçka e jashtëzakonshme. Kam pasur pafund mesazhe dhe nuk ndihem vetëm, ka për të ndryshuar. Mendoj që nuk kemi nevojë për tu mbledhur të gjithë bashkë, nuk kemi nevojë për manual, rëndësi ka që njerëzit ta mendojnë", tha Florinda.
