Nga Shqipëria / E Martë 25 Maj 2021, 18:06

Rivlerësohen masat anti-covid, Manastirliu: Brenda dy ditëve të ardhshme do...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Spitali Rajonal i Elbasanit mbylljen e pavioneve Covid në spitalet rajonale dhe mundësinë e trajtimit të pacientëve në një spital Covid, nisur nga shifrat e ulëta të shtrimeve.

Ministrja u shpreh se këto dy ditë do të vlerësohet lehtësimi i masave aktuale.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke vlerësuar në dinamikë situatën. Besojmë që brenda dy ditëve të ardhshme do të kemi një mbledhje të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët janë duke shqyrtuar masat. Po mendohet një rivlerësim në kuadër të lehtësimit, por do të jetë gjithmonë një rihapje e kontrolluar, graduale. Pra do të ecim me një gradualitet edhe përsa i përket lehtësimit të masave që aktualisht kemi të përcaktuara”, tha Manastirliu.

Burimi: Top Channel