Nga Shqipëria / E Martë 25 Maj 2021, 18:06

'Pas 15 vitesh për herë të parë...', Marku i bën realitet dëshirën Rudinës

Rudina dhe Marku janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin e kjo shihet nga postimet me dedikime e fotot ku shfaqen të lumtur së bashku. Së fundmi Marku i ka dhënë Rudinës një arsye për ta vlerësuar akoma më shumë.

Rudina ka treguar se shfaqja e radhës e "Boeing Boeing" ka qenë në Pukë, ku prej 15 vitesh nuk kishte një shfaqje të mirëfilltë.

Aktorja ka treguar se shfaqjen e ka sponsorizuar Marku duke bërë realitet dëshirën e saj, të aktorëve e spektaktorëve.

“Faleminderit dashuria ime. Pas 15 vitesh, vjen për herë të parë një shfaqje e mirëfilltë në Pukë. Faleminderit që e mundësove!”, shkruan Rudina.