Mediat serbe e kanë quajtur skandal veprimin që ka bërë këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj duke falenderuar me simbolin e shqiponjës vendin tonë që i dha 12 pikë në Eurovision.
"Skandal në Eurosong. Veprim i turpshëm me shqiponjë pasi Shqipëria i dha 12 pikë"-është titulli i një prej portaleve.

Sot ka ardhur edhe reagimi i Gjonit, i cili tha se ky është simbol i popullit të tij dhe e përdori si falënderim.
“Nuk e kuptoj shqetësimin. Unë doja thjesht të falënderoja Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simbol i Shqipërisë. Ju keni qëndruar gjithmonë pas meje… keni qenë gjithmonë krenarë për mua. Jam shumë i lumtur për këtë gjë dhe kjo ishte mënyra ime e falënderimit”, është shprehur Gjoni, transmeton "Prive".
