Nga Shqipëria / E Martë 25 Maj 2021, 16:04

E fundit/ 2 viktima dhe ja sa raste të reja me Covid u shënuan në 24 orë

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 25 Maj 2021

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3,366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,907 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar dy qytetarë; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 69 dhe 74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.