Nga Shqipëria / E Martë 25 Maj 2021, 10:10

U akuzua për përdorim droge, vokalisti i Maneskin i nënshtrohet testit dhe ja ç'u zbulua

Pas një videoje që u bë virale në rrjet, vokalisti i grupit fitues të Eurovision 2021, Damiano David është testuar për përdorimin e lëndëve narkotike.

Në video vokalisti i "Maneskin" shihej duke afruar kokën në tavolinë dhe u akuzua se kishte përdorur substanca narkotike në natën finale para se të përformonte këngën fituese.

‘EBU’ (European Broadcasting Union) investigoi mbi këtë çështje dhe rezultatet e testit ishin negative duke hedhur poshtë lajmin se këngëtari ka përdorur lëndë të ndaluara.