Paula Mehmetukaj, bukuroshja 23 vjeçare që na përfaqësoi në “Miss Universe 2021”, ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, përmes një lidhje Skype nga SHBA, ku rrëfeu emocionet e gjithë këtij rrugëtimi.

“Ka qenë një emocion shumë i madh. Do e mbaj mend gjatë atë sfilatë. Aty vërtet e ndieja në çdo qelizë që duhet ta prezantoja sa më mirë vendin tim. Po, m’u drodhën këmbët se ishte sfilata e parë hapëse dhe ne ishim të parët që e hapim”, tregoi ajo.
Sa i përket planeve dhe ambicieve të saj të mëtejshme, Mehmetukaj zbuloi se ka dëshirë të angazhohet në ekran.

