Hëna e përgjakur, sateliti i vetëm natyror i planetit tonë do të duket 14 për qind më i madh dhe 30 për qind më i shndritshëm në qiellin e natës.
Kjo hënë e jashtëzakonshme e prillit njihet ndryshe edhe si ‘hëna e luleve’ sepse shfaqet në kohën e lulëzimit të tyre. Eventi i veçantë qiellor pritet të jetë i dukshëm në 26 maj, atëherë kur hëna arrin pikën e saj më të afërt me Tokën.
Eventi do të rastisë dhe me një eklips hënor i cili do ta bëjë hënën të duket e kuqe.
