Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Shqipëri 14.040 vaksina Pfizer. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjete sociale.
"Aeroporti “Nënë Tereza” - Sapo kanë mbërritur edhe 14,040 vaksina Pfizer. Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave mbërritja sipas kalendarit të vaksinave AntiCovid", ka shkruar ai.
