Kudo në mediat botërore po përflitet se këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka nisur një marrëdhënie treshe. “MailOnline” ka siguruar disa foto tepër private, ku ajo shihet duke u puthur herë me regjisorin Taika Waititi, e herë me aktoren Tessa Thompson.

Këto foto kanë shokuar jo pak rrjetin, pasi këngëtarja mendohej të ishte në lidhje vetëm me regjisorin italian. Pak kohë më parë, ajo publikoi një foto pranë tij në rrjete sociale, e cila u mor si konfirmim i romancës së tyre.

Ndërkohë, para pak ditësh Rita dhe Taika dolën për herë të parë so çift në Sydney, Australi. Ata u panë duke dalë nga shtëpia e regjisorit në plazhin Bondi.

Përsa i përket aktores Tessa Thompson, në vitin 2018 ajo bëri të ditur se tërhiqet dhe nga meshkujt dhe nga femrat.





