Nga Shqipëria / E Hënë 24 Maj 2021, 18:06

Pirro Çako fotografohet me partneren, kush është vajza që e bëri baba për herë të dytë

Kantautori i dashur për publikun, Pirro Çako u bë baba për herë të dytë pak ditë më parë, lajm i cili erdhi i papritur pasi Pirro e ka mbajtur shumë hermetike jetën private.

Partnerja e kantautorit ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Amadeus.

Po kush është partnerja e Pirros? "Panorama plus" e ka fotografuar çiftin së fundmi teksa bënin një xhiro. 

Të veshur me tuta sporti dhe atlete, ata duken të përkushtuar për të qëndruar në formë të mirë fizike. 

Mësohet se partnerja e Çakos punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend.