Kantautori i dashur për publikun, Pirro Çako u bë baba për herë të dytë pak ditë më parë, lajm i cili erdhi i papritur pasi Pirro e ka mbajtur shumë hermetike jetën private.
Partnerja e kantautorit ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Amadeus.
Po kush është partnerja e Pirros? "Panorama plus" e ka fotografuar çiftin së fundmi teksa bënin një xhiro.

Të veshur me tuta sporti dhe atlete, ata duken të përkushtuar për të qëndruar në formë të mirë fizike.

Mësohet se partnerja e Çakos punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend.


