Pasi u çmendën nga shqiponja që bëri Anxhela gjatë një paraqitjeje përpara Eurovisionit, tani serbëve u ka tërhequr vëmendjen shqiponja e Gjonit. Mediat serbe e kanë quajtur skandal veprimin që ka bërë këngëtari shqiptar që arriti të merrte vendin e tretë duke përfaqësuar Zvicrën.
"Skandal në Eurosong. Veprim i turpshëm me shqiponjë pasi Shqipëria i dha 12 pikë"-është titulli i një prej portaleve, ku në brendësi shkruhet: "Gjon's Tears bëri shqiponjën me dy duar pasi Shqipëria i dha 12 pikë. Përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovision bëri skandal duke përshëndetur me shqiponjën, që tregon Shqipërinë e madhe për shqiptarët. Gjon Muharremaj është djali i një shqiptari nga Kosova dhe një shqiptareje nga Shqipëria. Ai ka lindur në 1998 në Zvicër".


