Ditën e djeshme në sheshin “Skëndërbej” u mbajt protesta kundër abuzimit seksual. Dhjetra qytetarë dhe aktivistë marshuan në shenjë proteste drejt Policisë së Tiranës me pankarta në duar duke u bërë thirrje institucioneve të marrin masa që këto raste të mos ndodhin më. Vëmendje gjatë protestës tërhoqi edhe një vajzë, e cila doli nudo me pankartë në duar.
Sot përmes një video, vajza ka sqaruar arsyen se pse bëri këtë zgjedhje. Sipas saj, përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh nuk është shteti, por edukata e familjes.
“Unë nuk isha në protestë. Unë isha te Sheshi Skënderbej në të njëjtin orar, po unë nuk protestoj. Kujt t’i protestoj? Kujt t’i kërkojë të drejtat e mia, sidomos ishte një moment që filloi të ndikonte te unë, ku filluan njerëzit të thoshin ‘liri, demokraci’. Ça thua? Po i kërkon shtetit llogari, pse ne nuk kemi qëne të aftë të edukojmë fëmijët tanë. Sot jemi të gjithë përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh, për çdo ngacmim që ndodh. Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë. Boll u përpoqëm të gjejmë fajtorin aty ku nuk është. Ne e kemi fajin për gabimet e meshkujve, e fëmijëve tanë. Ne e kemi fajin”, thotë ndër të tjera vajza për Abcnews.
