Nga Shqipëria / E Hënë 24 Maj 2021, 14:02

Riniani fotografohet me të dashurën në momente intime

Pak ditë më parë i ftuar në "Shqipëria live", Rinianideklaroi se nuk është më beqar dhe zemra e tij ka filluar të rrahë sërish për dikë. Riniani tregoi se vajza nuk është ish-konkurrente e "Përputhen" dhe nuk i përket showbizit. 

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, tha Riniani, duke u shprehur se është shumë i lumtur. 

Së fundmi në rrjet po qarkullojnë foto të Rinianit me të dashurën në aeroport.

Çifti shihen duke u puthur dhe shumë të lumtur. Vajza brune që i ka rrëmbyer zemrën Rinianit është e panjohur për publikun.

Burimi: iconstyle