Nga Shqipëria / E Hënë 24 Maj 2021, 10:10

'M'ka marr malli me t'mbajt erë n'qafë', Flori rrënqeth me fjalët për nënën e ndjerë

Kantautori shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi në muajin shkurt humbi njeriun e tij më të shtrenjtë, nënën. Nëna e Florit nuk mundi të fitojë betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej disa kohësh, duke lënë pas shumë dhimbje. 

Sot Flori ka shkruar disa rreshta rrënqethës për humbjen e nënës së tij, ku shpreh mes fjalëve sa shumë i mungon ajo.

“Hera e pare qe nuk me vjen mesazh nga ty. Nuk ka dite qe se vuaj mungesen tende, por edhe pse u mundova te mos dorzohem, sot gati ndihem i dorzuar pa ty, se mka marr malli me tmbajt ere nqafe, mka marr malli me tputh, me tpa, me tprek, me mshkrujt sapo me ke pare ne tv, e te me thuash si dola dhe pastaj te marr ne tel e tflas me ty, me ta degju zerin e me mthon DJALI MAMIT”, ka shkruar Flori.