Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi konkurrojnë me këngën “E para” në "Kënga Magjike". Kjo këngë është një histori personale e Klajdit, e shkruar nga Flori.
"E para kjo këngë ka një histori timen personale. E dyta është që vëllai im e ka krijuar për mua dhe e treta që do ta këndojmë të dy bashkë me vëllain tim. Do doja të shtoja diçka shumë të rëndësishme në çdo edicion të “Kënga Magjike” kam qenë shumë i emocionuar, shumë i përfshirë shpirtërisht, por këtë radhë e them me sinqeritetin më të madh që e kam zemrën në pjatë. As e shoh veten në garë, i falenderoj të gjithë artistët që do më votojnë apo nuk do më votojnë i jam mirënjohës", tha Klajdi.
"Është një gjë shumë personale e Klajdit, e imja, e jona e përbashkët. Është edhe një mesazh që mund ta përçojnë artistët në këto kohë të vështira. Për të pasur një kujtim ne të dy bashkë, për t’i thënë njerëzve motivohuni dhe mos u dorëzoni", tha Flori.
