Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears është shqiptari që fitoi vendin e tretë mbrëmjen e djeshme në Eurovision. Gjoni përfaqësonte Zvicrën edhe pse dëshira e tij ishte të përfaqësonte vendin e tij të lindjes.

Gjatë një interviste të dhënë më herët ai ka treguar se organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi ishin plotësuar vendet.

"I thashë a mund të aplikoj me këtë këngë? Dhe më thanë ok. Mirëpo, ditën e enjte më thanë që më fal më në fund i kemi 25 artista dhe në Festivalin e Këngës duhen vetëm 20″, ka thënë ai.
