Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 23 Maj 2021
2 viktima dhe 33 infektime me Covid. Ky është bilanci i pandemisë në vendin tonë për 24 orët e fundit. Nga 2512 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë. Harta e përhapjes së rasteve të reja është e shtrirë vetëm në 10 bashki, ku Tirana mban vendin e parë me 14 raste dhe më pas vijnë Shkodra, Elbasani dhe Librazhdi me nga 3 raste.
1 qytetar nga Korça dhe 1 nga Shkodra, të moshave 56 dhe 80 vjeç kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 2444 numrin total të viktimave në vendin tonë që nga nisja e pandemisë.
Një situatë e stabilizuar paraqitet në spitale, ku numri i të shtruarve ka rënë sërish. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive, ndërkohe që për të disatën ditë me radhë nuk raportohen persona në intubim.
Autoritetet shëndetësore bën të ditur se në 24 orët e fundit 131 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, ndërsa numri i rasteve aktive në vendin tonë ka zbritur në afro 1 mijë.
