Gerta Heta dhe Matko Djarmati ishin të ftuar këtë të diel në rubrikën “Gjysma ime” në emisionin “E Diela Shqiptare”, ku treguan historinë e tyre të dashurisë dhe dy vajzat. Gjatë bisedës Gerta rrëfeu një ngjarje fatkeqe që ka shkaktuar humbjen e njërës prej binjakeve që priste.

Ardit Gjebrea: Po emrin vajzave kush jua ka vënë? Kush ia ka vënë Luna?
Gerta Heta: Unë i dhashë Matkos 5 opsione dhe Matko preferoi Lunën. Kisha një listë, i thashë zgjidh nga këto të pesta, mua më pëlqejnë të pesta, zgjidhe ti, po ta lë ty zgjedhjen e gocës dhe e ka zgjedhur Matko.
Ardit Gjebrea: Matea?
Gerta Heta: Për Matean ngaqë ishim në shtatzëni binjakësh do i vendosnim emrat Gea si Gerta, Matko-Matea, domethënë me dy shkronjat e para të emrit.
Ardit Gjebrea: Por ju vetëm Matean keni?
Gerta Heta: Po, ka qenë një periudhë e zezë e jetës që nuk është se nuk e flas, por është një plagë që është gjithmonë aty dhe sa herë që e flasim, më ngacmohet. Por falë Zotit, kemi vetëm Matean dhe e kemi shëndoshë e mirë se mund të ishte edhe më keq. Po, kemi humbur njërën nga vajzat dhe unë i thashë Matkos që në momentin që humbi Gea, le t’ia vëmë vajzës që jeton emrin Matea sepse me humbjen e Geas ka humbur dhe Gerta. Domethënë, Gerta-Gea, me vdekjen e saj ka vdekur edhe një pjesë e imja.
