12 persona kanë humbur jetën në Itali pasi një kabinë teleferiku në Stresa-Mottarone u shkëput në pikën më të lartë të saj në 1491 metra.
Mediat italiane raportojnë se në kabinë ishin 15 persona, 2 prej të cilëve fëmijë 5 dhe 9 vjeç. Njëri prej fëmijëve është në kujdes intensiv në spitalin e Torinos.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në provincën Verbania-Cusio-Ossola.
