Në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 60 mijë vaksina kineze të kompanisë Sinovac. Dozat janë pritur nga Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj.
Këto vaksina do të përdoren për ata që kanë marrë më herët dozën e parë.
"60 mijë doza vaksina Sinovac, janë pjesë e kontratës së dytë. Do të përdoren për të gjithë qytetarët që kanë marrë dozën e parë, në shqipëri së bashku me këto janë më shumë 830 mijë doza që kanë mbërritur në vend. deri dje është 712 mijë vaksinime. Mbetet prioritet i yni vaksinimi masiv i popullatës. Jemi duke vaksinuar edhe vijojmë të gjithë punonjësit e fasonerive edhe punonjësit në hotele, duke filluar me ardhjen e vaksinave prej 500 mijë vaksina do të fillojmë me rritjen e numrit të riskut, duke përfshirë edhe punonjësit e transportit publik. Situata është e qëndrueshme. Vaksinimi ka filluar të japë impaktin e vet. Nesër mbërrijnë sërish vaksina, 14 mijë nga Pfizer. Në qershor presim të vijnë edhe 40 mijë vaksina të AstraZeneca. Do të kemi sërish sipas kalendarëve të llojeve të vaksinave. Do të vijojmë me intensifikimin e planit të vaksinimit”, u shpreh ministrja Manastirliu.
