Nga Shqipëria / E Diel 23 Maj 2021, 14:02

Ra në prangat e policisë, gjykata merr vendimin për Aleksandër Gjokën

Ditën e djeshme këngëtari i njohur shqiptar, Aleksandër Gjoka ra në prangat e policisë. Ai u përfshi në një aksident dhe nga testi i alkoolit rezultoi se kishte qenë në gjendje të dehur.

Ditën e sotme Gjoka ka dalë para gjykatës, e cila ka vendosur masën “arrest shtëpie” për të.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këngëtari përfshihet në një situatë të tillë. Vetëm pak kohë më parë ai u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe u arrestua.