Ditën e sotme në sheshin “Skëndërbej” po mbahet protesta kundër abuzimit seksual. Dhjetra qytetarë dhe aktivistë kanë marshuar në shenjë proteste drejt Policisë së Tiranës me pankarta në duar.

Ata u bëjnë thirrje institucioneve të marrin masa që këto raste të mos ndodhin më, për një të ardhme pa frikë.

“Mos ma vrit fëmijërinë”, “Eduko djalin”, “Stop”, "Përdhunimi është krim", shkruhet në disa prej pankartave të tyre.
Burimi: "Abc News"


