Këngëtarja Anxhela Peristerit ka reaguar për herë të parë pas rezultatit të “Eurovision 2021”. Shqipëria doli në vendin 21 me 57 pikë, ndërsa fituese u shpall Italia me 524 pikë.

Anxhela ka shkruar se kjo ka qenë eksperienca më e bukur në karrierën e saj, si dhe ka shtuar se nuk është mërzitur aspak nga rezultati. Ajo i ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe votuar.

“Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime! Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume ! (Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve) Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare! E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi. Une e di se kush jam, me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj Ju falenderoj qe ishit krenare per mua”, ka shkruar këngëtarja.
View this post on Instagram
