Nga Shqipëria / E Diel 23 Maj 2021, 11:11

Arjan Konomi i bën dedikimin epik Bora Zemanit: Moj qene...

Për muaj të tërë, Bora Zemani dhe Arjan Konomi na kanë shoqëruar çdo ditë të javës me emisionin “Përputhen”. Bora si moderatore, ndërsa Arjani në rolin e opinionistit.

Ditën e sotme, Arjani ka publikuar në rrjete sociale një foto krah Borës. Ai i ka shprehur dashurinë në një formë epike, duke shkaktuar mjaft të qeshura te ndjekësit e tij.

“Si nga Vlora që jemi, besoj e di si e shprehim dashurinë e madhe: Të dua moj qene”, ka shkruar opinionisti.